Ish-Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se duke ratifikuar marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes është një hap i madh që forcon subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe e vendos Republikën e Kosovës krah për krah me Amerikën dhe në mesin e shteteve që kontribuojnë për paqen globale.
“Ishin Tomahawk-ët amerikanë që, në vitin 1999, çanë errësirën dhe ndalën makinerinë gjenocidale serbe mbi popullin tonë. Ishte Amerika ajo që qëndroi në anën e drejtësisë, kur ne kishim më shumë nevojë se kurrë për shpresë dhe shpëtim. Dhe është Amerika përsëri sot, ajo që qëndron përkrah nesh. Faleminderit SHBA-ve dhe Presidentit Trump për besimin dhe ftesën që të jemi shtet themelues i Bordit të Paqes. Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Osmani.
