Osmani thekson në Bruksel: Ruajtja e Marrëveshjes së Ohrit dhe zhbllokimi i procesit evropian janë prioritete

Vizitën dyditore në Bruksel e nisa me dy takime të rëndësishme: me Emanuel Zhiofre, Drejtor për Evropë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dhe me Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi (DG ENEST) në Komisionin Evropian.

Në këto takime u fokusova në zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe në perspektivën evropiane të vendit.

Theksova shqetësimin serioz për anulimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit si shtylla kryesore e bashkëjetesës dhe kohezionit ndëretnik dhe shtetëror.

Njëkohësisht, nënvizova nevojën urgjente për të tejkaluar bllokadën në procesin e integrimit evropian dhe për të rikthyer besimin në perspektivën evropiane.

Rruga drejt Bashkimit Evropian nuk guxon të mbetet peng i ngecjeve politike. Ajo kërkon përgjegjësi, vendime të qarta dhe një partneritet të fortë me institucionet evropiane.

Back To Top