Pas ‘burimeve të besuara’: Strategjitë e errëta të mediave maqedonase kundër shqiptarëve në politikë

Në mediat maqedonase, kur trajtohen partitë ose eksponentët politikë shqiptarë, shpesh përdoren fraza si: “Sipas burimeve të besuara…”, “Të afërm të…”, “Sipas informacioneve…” “Navodno” (ndoshta, thuhet)…

Këto formulime, megjithëse prezantohen si argumente, në fakt nuk mbajnë bazë të verifikuar dhe nuk mund të konsiderohen si prova për të mbrojtur ose shpjeguar ndonjë fakt. Përdorimi i tyre i përsëritur krijon përshtypjen se informacioni buron nga burime të sigurta, ndërsa realisht shpesh janë spekulime ose interpretime njëanshme.

Shkrimet e këtilla, pa një verifikim të qartë, ngrejnë dyshime se ato mund të prodhohen në “kuzhinat” e mediave maqedonase për të komprometuar politikanët shqiptarë që gëzojnë mbështetje të popullit. Fatkeqësisht, këto raportime shpesh shfrytëzohen nga disa media shqipfolëse për të krijuar llogari politike ose personale, duke e përhapur më tej informacionin e pa-verifikuar dhe duke amplifikuar pasoja negative.

Pasojat e këtyre shkrimeve janë të dukshme: ata krijojnë një klimë mosbesimi, dëmtojnë reputacionin e politikanëve shqiptarë pa prova të qarta dhe tensionojnë marrëdhëniet politike.

Back To Top