Premtimet për jurisprudencën në gjuhën shqipe dhe çështje të tjera vazhdojnë të shtyhen nga një afat në tjetrin, duke ndryshuar vazhdimisht nga 3 muaj, në 1 muaj e më pas në 1 javë, pa ndonjë vendim konkret.
Në opinion po shihet si përsëritje e të njëjtës retorikë politike, ku afatet ndryshojnë, por rezultatet mungojnë. Kritikat drejtohen ndaj kryetarit të VLEN-it Izet Mexhiti dhe zëvendëskryeministrit të parë Bekim Sali, të cilët sipas reagimeve publike nuk po arrijnë ta konkretizojnë këtë proces.
Ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të mbeten në pritje, ndërsa pyetja që shtrohet është: a duhet të rrijë populli “rahat” kur afatet vetëm shtyhen dhe zgjidhjet nuk vijnë?
