Ka përfunduar faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, njofton Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame – Kumanovë.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj faze janë realizuar punime për pastrimin e hapësirës së jashtme të xhamisë, si dhe për përcaktimin dhe rregullimin e kufijve të oborrit.
Muftinia bën të ditur se punimet janë zhvilluar në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa në ditët në vijim pritet të nisë edhe faza e dytë e projektit.
Punimet synojnë përmirësimin e gjendjes së objektit dhe ruajtjen e Xhamisë “Koxha Mehmed Beu” si pjesë e trashëgimisë fetare dhe kulturore të kësaj zone.
Nga Muftinia e BFI-së – Kumanovë është bërë e ditur se procesi do të vijojë me fazat e ardhshme të punimeve.
