PSE GJYSMËKRYETARËT E VLEN-IT BILALI dhe IZETI ENDE HESHTIN PAS PRANIMIT TË UDHËHEQËSIT TË TYRE, BEKIM QOKU, SE JANË “TMERRËSISHT TË DOBËT”?
Gjysmëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, prej disa ditësh heshtin pas deklaratës së Udhëheqësit të Vlenit, Bekim Qokut se në Qeveri janë “tmerrësisht të dobët”.
Ky është pranim publik i dështimit politik.
E ardhmja e shqiptarëve, përfaqësimi i tyre në shtet dhe mbrojtja e interesit kombëtar nuk mund të mbeten peng i dobësisë suaj.
Nëse jeni tmerrësisht të dobët, pse vazhdoni të qëndroni në Qeveri?
Pse heshtni kur degradohet gjuha shqipe?
Pse pranoni përjashtimin e shqiptarëve nga pozitat drejtuese?
Pse heshtni kur rrënohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat?
Pse vazhdoni t’i jepni shumicë dhe legjitimitet një pushteti që çdo ditë dobëson pozitën e shqiptarëve?
Askush nuk ju ka dërguar në Qeveri për të na shpjeguar sa e fortë është VMRO-ja dhe sa të dobët jeni ju.
Në Qeveri qëndrohet për të pasur ndikim, për të ndalur vendimet e dëmshme dhe për të mbrojtur qytetarët që pretendoni se i përfaqësoni.
Nëse nuk mundeni, atëherë largohuni.
Nuk mund të jeni njëkohësisht pjesë e pushtetit dhe viktimë e tij. Nuk mund të votoni me Qeverinë dhe pastaj të silleni sikur nuk mbani përgjegjësi për pasojat.
Prandaj, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti duhet të përgjigjen:
A kanë ndonjë vijë të kuqe?
A ka ndonjë vendim për të cilin janë të gatshëm ta braktisin Qeverinë?
Apo posti është e vetmja vijë e kuqe që nuk guxojnë ta kalojnë?
Shqiptarët nuk mund të presin pafund derisa ju të bëheni më të fortë.
Sa gjatë do ta mbani të ardhmen e shqiptarëve peng të dobësisë suaj?
Kur do të largoheni?
