Një qytetar i është përgjigjur ashpër zëvendëskryeministrit Hasim Murtezani, duke i kërkuar llogari për punët e bëra gjatë dy viteve të qeverisjes së VLEN-it.
Në një koment në Facebook, qytetari i kujton Murtezanit premtimet e bëra gjatë kohës kur ishte në opozitë, veçanërisht për Sllaren dhe Radushën.
“Mirë, Hasim, ata s’kanë bërë kurrgjë për 22 vite. Po ju çka keni bërë për dy vite në svillare e Radushë? Përmende një projekt! Kur ishe në opozitë, për çdo ditë postoje fushën e sportit në Jurijë, ambulancën në Sllare. Pse nuk keni plan për fushën e sportit? Pse nuk rinovohet ambulanca? Po hala kulmi është se na e keni lënë kulmin me lesonit kancerogjen”, shkruan qytetari.
Komentuesi i kërkon Murtezanit të mos merret vetëm me të kaluarën dhe me fajësime politike, por të tregojë konkretisht çfarë ka realizuar VLEN-i për qytetarët pas dy vitesh në pushtet.
Kritika ngre një pyetje të drejtpërdrejtë: nëse gjatë opozitës çdo problem shfrytëzohej për akuza ndaj pushtetit, pse tani, kur VLEN-i është në qeveri, të njëjtat probleme vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje?
Premtimet në opozitë ishin të shumta – qytetari tani kërkon rezultate në pushtet.
