Ramushi e Alia bashkë në shesh: Zëri i UÇK-së jehon në Prishtinë

Në sheshin e Prishtinës, gjatë protestës në mbështetje të UÇK-së, u panë së bashku Ramush Haradinaj dhe Ali Ahmeti, në mesin e qytetarëve dhe protestuesve.

Prania e tyre tërhoqi vëmendjen, ndërsa atmosfera u shoqërua me mesazhe solidariteti dhe mbështetjeje për vlerat e UÇK-së.

Një moment miqësor mes dy figurave u kap nga kamerat, kur Ramush Haradinaj ia ndezi cigaren Ali Ahmetit. Gjesti spontan solli buzëqeshje dhe u bë një nga momentet që ra në sy gjatë protestës në Prishtinë.

Back To Top