Recani: Deputeti Bekim Qoku më ka bërë presion, mobing, bullizëm dhe në fund më hoqi nga puna!

I riu Berat Reçani, i diplomuar me notë mesatare 9.6 ka postuar një letër publike në të cilën ka lëshuar akuza të rënda ndaj deputetit Bekim Qoku. Ai akuzon deputetin për mobing, bullizëm, trysni dhe kërcënime, ndërsa në fund pretendon se me presion të tii janë lëshuar dy vendime për ndërprerjen e marëdhënies së punës. Në vijim publikojmë shkrimin e plotë të Berat Recani:

Berat Recani:

Deputet Bekim Qoku, u kandidove në Njësin Zgjedhore Numër 6 dhe Mandatin e fitove me Votat e Komunës së Gostivarit.
Deputeti Bekim Qoku origjinën e ka nga Komuna e Ohrit dhe vendbanimin në Komunën e Strugës.
Deputet Bekim Qoku, ky Diktator dhe hipokrit që më ka ushtruar mobing, bullizëm, trysni, presione dhe kërcënime.
Deputet Bekim Qoku, të gjitha këto veprime çnjerëzore i ndërmori, me qëllim që unë të jepja dorëheqje nga marrëdhënia e punës.
Deputet Bekim Qoku, kur e konstatoi që unë i përballova të gjitha këto veprime çnjerëzore dhe nuk e dorëzova dorëheqjen time nga marrëdhënia e punës.


Deputeti Bekim Qoku duke shpifur, manipuluar, spekuluar dhe me akuza te fabrikuara me qëllim për të më denigruar dhe diskredituar personalitetin tim dhe duke u servilosur te Shefat e tij në Epokën e Demokracisë miratoi Vendim administrativ per Ndërprerje të marrëdhënies së punës së një Magjistri të Shkencave Juridike me Notë Mesatare 9.6 dhe më diferencoi nga marrëdhënia e punës me format që i përkasin Sistemit Komunist.
Deputet Bekim Qoku, nuk do te jesh gjithmonë në funksion dhe nuk do t’i kesh gjithmonë privilegjet për t’i mbrojtur të afërmit dhe familjarët tuaj për interesa personale, klanore dhe konjukturale.

Deputet Bekim Qoku, sakrificat, kontributet dhe arritjet e mia akademike dhe profesionale nuk mund ti zhbësh “Jo, 2 Vendime, por edhe me 2000 Vendime administrative” të miratoni për Ndërprerje të marrëdhënies së punës së një Magjistri të Shkencave Juridike me Notë Mesatare

Back To Top