RITMI tërhiqet dhe kërkon falje publike: “Publikoi informacione të paverifikuara”!

Redaksia e RITMI-t ka dalë me një njoftim publik, përmes të cilit pranon se në lajmin e publikuar lidhur me listën e pretenduar të pagesave në BDI janë konstatuar pasaktësi në informacionet e paraqitura.

Sipas sqarimit të redaksisë, materiali fillestar ishte pranuar përmes inbox-it të faqes dhe nuk i ishte nënshtruar një procesi të plotë dhe të pavarur verifikimi para publikimit.

RITMI bën të ditur se pas shqyrtimit të rastit janë ndërmarrë masa të brendshme lidhur me administrimin e faqes, ndërsa personat përkatës nuk kanë më qasje administrative.

Në njoftim, redaksia distancohet nga të dhënat e pasakta dhe thekson se informacionet e publikuara nuk duhet të konsiderohen si fakte të konfirmuara nga redaksia.

Në fund, RITMI u kërkon falje publike personave që mund të jenë dëmtuar nga publikimi i këtij lajmi, duke theksuar përkushtimin ndaj informimit të saktë, profesional dhe të përgjegjshëm.

Back To Top