Rroga pa dëshmi prezence për 61% të të punësuarve dhe pagesa pa dokumentacion. Kaos në Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të pasqyrave financiare të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në llogarinë e buxhetit themelor (637), së bashku me revizion të pajtueshmërisë për vitin 2024. Është shprehur opinion i pafavorshëm lidhur me vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura. Me revizionin e kryer janë konstatuar gjendje që tregojnë dobësi në mënyrën e evidentimit dhe në përdorimin e mjeteve me të cilat disponon Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Revizorët kanë konstatuar se regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve për periudhën dhe gjendjen deri më 31.12.2024 nuk është realizuar plotësisht, me ç’rast 28% e mjeteve themelore me vlerë aktuale prej 1.565 mijë denarë gjegjësisht 25.360 euro, nuk janë gjetur gjatë regjistrimit vjetor të mjeteve themelore, ndërsa si rezultat i mungesës së praktikës për lëshimin e revereseve për ngarkimin e të punësuarve me pajisjet që u janë dhënë në përdorim, gjithashtu 30 kompjuterë portativë (laptop) nuk janë gjetur gjatë regjistrimit, transmeton Portalb.mk.

Për shtatë automjete motorike nuk është vendosur evidencë kontabël dhe materiale, ndërsa për kërkesat ndaj të punësuarve në shumën prej 2.102 mijë denarë, përkatësisht 34.000 euro, të cilat rrjedhin nga vitet e kaluara (2012–2020), Ministria nuk disponon me dokumentacion për shumën e papaguar, përkatësisht nuk dihet se cili person ka borxh dhe në çfarë shume.

Për një pjesë të gjendjeve të përmendura, pas ndryshimit të udhëheqësisë, gjatë vitit 2024 janë ndërmarrë aktivitete për tejkalimin e tyre, ndërsa për një pjesë tjetër po veprojnë edhe organe të tjera kompetente. Me revizionin e kryer të dokumentacionit për realizimin e Programit për financimin e aktiviteteve të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2023, sipas të cilit 33 shoqatave dhe fondacioneve u janë paguar mjete në shumën prej 19.800 mijë denarë, gjegjësisht 320.900 euro i konstatuam gjendjet në vijim:

Programi është miratuar me vonesë, në tetor të vitit 2023, kur është shpallur edhe thirrja publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, dhe jo brenda afatit prej 30 ditësh pas miratimit të Buxhetit (,,Buxheti për vitin 2023 është miratuar më 27.12.2022’’), siç është përcaktuar me Kodin e praktikave të mira për mbështetje financiare të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve;
ndjekja e zbatimit të aktiviteteve nga Programi është obligim i njësisë për bashkëpunim me shoqata dhe fondacione, në të cilën gjatë vitit 2024, në periudhën e realizimit të programit, nga nëntë vende pune të parapara, nuk është plotësuar asnjë vend pune;
Komisioni për ndarjen e mjeteve financiare për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve nga buxheti i Ministrisë i përbërë nga 18 anëtarë nga disa institucione shtetërore, nuk ka siguruar dokumentacion për pikëzimin e kryer të aplikacioneve nga secili anëtar i komisionit për 138 aplikacionet e paraqitura, të përfshira në Propozim-rang listën;
shoqatat dhe fondacionet që kanë fituar të drejtën për shfrytëzimin e mjeteve nga Ministria, një pjesë të dokumentacionit e kanë dorëzuar në gjuhën shqipe, pa përkthim në gjuhën maqedonase, gjë që nuk është në përputhje me dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase;
në pajtim me Raportin për shfrytëzimin e mjeteve të ndara dhe për rezultatet e arritura nga aktivitetet e mbështetura të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2023, nga gjithsej 33 shoqata dhe fondacione, 17 prej tyre, përkatësisht 51%, duhet të kthejnë mjete në Buxhetin e shtetit në shumën prej 1.225 mijë denarë, gjegjësisht 19.850 euro, për shkak se nuk kanë dorëzuar dëshmi për shpenzimin e mjeteve. Deri në ditën e revizionit, 14 shoqata kanë kthyer mjete në shumën prej 361 mijë denarë, me dy shoqata është duke u zhvilluar procedurë ndërmjetësimi për kthimin e mjeteve në shumën prej 264 mijë denarë, ndërsa për një shoqatë është iniciuar procedurë gjyqësore për kthimin e mjeteve në shumën prej 600 mijë denarë. Për pagesën e pagave dhe kompensimeve për 244 të punësuar në Ministri, janë paguar 165.010 mijë denarë, nga të cilat për 150 të punësuar sipas Nënprogramit K5 – Përfaqësim i adekuat dhe i drejtë i komuniteteve dhe si përkthyes, ose për 61% të të punësuarve, pagesa e rrogave është kryer pa u siguruar dëshmi për prezencë në punë dhe për orar të plotë pune, pavarësisht evidencës elektronike të vendosur për orarin e punës së të punësuarve.
Me Ligjin për marrjen në punë të nëpunësve administrativë të punësuar përmes Nënprogramit K5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, është paraparë që Ministria, pas marrjes së të punësuarve, të miratojë ndryshim të aktit për sistematizimin e vendeve të punës me qëllim harmonizimin me nevojat e Ministrisë. Aktet për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e Ministrisë, në periudhën nga miratimi i tyre në vitin 2019 e deri në vitin 2025, janë ndryshuar gjashtë herë, me pëlqime të marra. Përfundim me datën 31.12.2024, nga 2.556 vende pune të parapara janë plotësuar 244 vende pune, përkatësisht një plotësim prej 10%, për shkak të moskryerjes së harmonizimeve me dispozitat e ligjit që ndikon në vlerësimin real të kapaciteteve të nevojshme të Ministrisë.

Back To Top