Gazetari Furkan Saliu ka reaguar me kritika ndaj angazhimit diplomatik të Qeverisë, duke krahasuar aktivitetin e saj me atë të opozitës në arenën ndërkombëtare.
Në një koment publik, Saliu theksoi se Bujar Osmani, gjatë një vizite dyditore në Bruksel, ka zhvilluar më shumë takime sesa kryeministri Hristijan Mickoski përgjatë gjithë mandatit të tij aktual.
Ai ironizoi gjithashtu lëvizjet ndërkombëtare të ekzekutivit, duke përmendur vizitat e shpeshta në Budapest, për të cilat sugjeroi se tashmë janë të kufizuara, duke lënë të kuptohet për një ngushtim të hapësirës diplomatike të Qeverisë.
Komenti i Saliut vjen në një moment kur debati për orientimin e politikës së jashtme dhe nivelin e përfaqësimit ndërkombëtar të vendit është intensifikuar, veçanërisht në raport me procesin e integrimit evropian dhe komunikimin me institucionet e Bashkimit Evropian.
