Saliu godet VLEN-in: “Xhamat e zinj nuk ju fshehin nga populli, data u caktua!”
Gazetari Furkan Saliu ka publikuar një mesazh drejtuar VLEN-it, duke përdorur ironi dhe kritika ndaj mënyrës së funksionimit të pushtetit, ndërsa paralajmëron se do të vijë dita e përballjes me qytetarët.
“Hiç mos e keni dert, rrini të qetë, VLEN! Mirë është. Prapa xhamave të zinj dhe dyerve të zyrave nuk shihet asgjë”, shkruan Saliu.
Më tej, ai thekson se shprehja popullore “Qengji i butë dy nëna i thith” nuk vlen në politikë, duke shtuar se politikanët nuk mund t’i shmangen përgjithmonë përgjegjësisë për punën e tyre.
“Po vjen dita kur do të duhet të përballeni me punën tuaj dhe me popullin tuaj. Data u caktua, e tani le të fitojë më i miri!”, përfundon reagimin e tij Furkan Saliu.
