Furkan Saliu ka reaguar me kritika ndaj mënyrës se si po paraqitet lëvizja e Stoilkoviqit, duke theksuar se largimi i tij është vetëm formal dhe nuk ndryshon thelbin e problemit.
Sipas Saliut, Stoilkoviqi po kalon nga një ministri ku, siç thotë ai, janë shkaktuar dëme ndaj dhjetëra shqiptarëve të punësuar në atë resor, në një tjetër institucion ku rreziku për ndikim negativ ndaj komunave shqiptare mbetet i lartë.
“Prej një ministrie ku iu është bërë dëm dhjetëra shqiptarëve… po kalon në një ministri ku rrezikon t’u bëjë dëm të gjitha komunave shqiptare… ama e keni largu Stoilkoviqin,” ka ironizuar Saliu.
Ai ka shtuar me tone kritike se mënyra e veprimit politik po dëmton vetë qytetarët, duke ironizuar se “mos punoni më për shqiptarët, se po ju bie t’fajket”, duke aluduar në pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar.
