Megjithatë, në këtë debat është ngritur një pyetje e drejtpërdrejtë për përfaqësuesit politikë shqiptarë në Kuvend. Analisti Selimi ka shtruar publikisht dilemën: a e kanë nënshkruar deputetët e VLEN-it këtë rezolutë të studentëve?
Sipas tij, nëse kjo nismë ka për qëllim të mbrojë një të drejtë elementare të studentëve shqiptarë, atëherë pritet që deputetët shqiptarë ta mbështesin pa hezitim. Por deri më tani nuk ka një qëndrim të qartë publik nga deputetët e VLEN-it nëse e kanë nënshkruar apo jo këtë dokument.
