Shqipëria u bën thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut të respektojnë ligjin për gjuhën shqipe

Qeveria e Shqipërisë iu bëri thirrje sot institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të respektojnë dispozitat ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe në vend, mes mosmarrëveshjeve të ripërtërira midis shqiptarëve dhe maqedonasve në vend.


Thirrja u bë nga Ministri i Punëve të Jashtme i sapozgjedhur i Shqipërisë, Ferit Hoxha, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij maqedonas, Timco Mucunski.


“Nënvizova rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e #Gjuhëve, duke përfshirë përdorimin e #gjuhës #shqiptare në institucionet shtetërore, përmes zgjidhjeve që respektojnë parimet kushtetuese dhe pasqyrojnë karakterin multietnik të vendit”, tha ministri shqiptar në X platformën pas bisedës.


Mosmarrëveshjet janë rishfaqur në Maqedoninë e Veriut kohët e fundit mbi gjuhën, duke përfshirë edhe provimin e jurisprudencës për studentët shqiptarë të vendit.


Anëtarët maqedonas të qeverisë thonë se ligji aktual për gjuhët nuk lejon drejtpërdrejt përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa zyrtarët shqiptarë dhe partitë opozitare shqiptare e thonë të kundërtën.


Debati dhe tensionet pasuan gjithashtu për shkak të mospërdorimit të gjuhës shqipe nga Ministria e Brendshm, gjatë komunikimit me qytetarët për shkeljet e trafikut në lidhje me kamerat e instaluara në zonat publike të projektit “Qyteti i Sigurt”.


Ministri maqedonas Muçunksi në tekstin e tij përmes X lidhur me bisedén telefonike me Hoxhën nuk përmendi konkretisht shqetësimet e Hoxhës në lidhje me gjuhën shqipe né Maqedoni té Veriut, por shkroi pér pakicën maqedonase në Shqipëri.


“Theksova rëndësinë e pakicës maqedonase në Shqipëri si një urë miqësie midis shoqërive tona”, tha Muçunski pa iu referuar fare në X zhvillimeve dhe tensioneve të fundit mbi gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Back To Top