Skandal në AFSARD: “Nuk ju mban askush me zor” – kur komunikimi zyrtar zëvendësohet me presion dhe përçmim

Emaili i drejtoreshës së Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Daniela Irotova Lazareva, ndaj të punësuarve ngre shqetësime serioze për kulturën e komunikimit dhe mënyrën e menaxhimit në një institucion publik.

Shprehje vulgare dhe përçmuese si “СИ ГО ЛАДЕА ГЗОТ, сега нека си го топлат ГЗОТ слободно”, të shoqëruara me mesazhin “nuk ju mban askush me zor”, nuk përfaqësojnë një komunikim institucional të denjë për një drejtues.

Një udhëheqës duhet të krijojë dialog, respekt dhe besim me stafin, jo atmosferë presioni dhe frike. Punonjësit nuk janë numra, por njerëz që meritojnë dinjitet, vlerësim dhe trajtim profesional.

Autoriteti nuk ndërtohet me fjalë fyese dhe kërcënime, por me përgjegjësi, profesionalizëm dhe respekt. Institucionet publike kanë nevojë për lidership që bashkon dhe motivon, jo për komunikim që largon dhe përçan.

Back To Top