Sot shënohen 116 vjet nga lindja e Nënë Terezës

Sot shënohen 116 vjet nga lindja e Nënë Terezës, humanistes së njohur shqiptare që ia kushtoi jetën ndihmës ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe njerëzve në nevojë.

Nënë Tereza, e lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, u bë një nga figurat më të njohura humanitare në botë. Përkushtimi i saj ndaj njerëzve në nevojë u shtri në shumë vende të botës, ndërsa në vitin 1979 u nderua me Çmimin Nobel për Paqe.

Në këtë përvjetor, figura dhe vepra e saj kujtohen me respekt në Shkup dhe në mbarë botën, si simbol i humanizmit, solidaritetit dhe dashurisë ndaj njerëzimit.

Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997 në Kalkutë, ndërsa në vitin 2016 u shpall shenjtore nga Kisha Katolike.

Back To Top