Studentët Zijahudin Elezi dhe Rinor Bugujevci e çojnë çështjen e Jurisprudencën në shqip në Parlamentin Europian

Studenti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Zijahudin Elezi, ka bërë të ditur se bashkë me Rinor Bugujevcin, kryetar i Klubit të të Rinjve Shqiptarë në Kroaci, po e ngrejnë në nivel ndërkombëtar kërkesën e studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Përmes një reagimi publik, Elezi theksoi se prej muajsh studentët shqiptarë në vend po kërkojnë të drejtën për ta zhvilluar këtë provim në gjuhën amtare, duke e cilësuar kërkesën si të drejtë dhe në përputhje me statusin kushtetues të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Ai njoftoi se i kanë dërguar një letër eurodeputetit kroat, Davor Ivo Stier, ku kanë paraqitur shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në vend.

“Ne, të bashkuar, nga çdo cep i botës, gjithmonë do të punojmë që zëri i shqiptarëve të jehojë në çdo institucion ndërkombëtar”, shkruan Elezi.

Sipas tij, studentët dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut mund të anashkalohen nga politika, por nuk mund të heshten në kërkesat e tyre për të drejtat që u takojnë.

Back To Top