Tetova shpërthen: “Bilalli e shiti qytetin!”

Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Komunës së Tetovës në një protestë të organizuar pas vendimit për ndryshimin e emrave të disa rrugëve dhe shesheve, ku emërtimet në gjuhën shqipe u zëvendësuan me emra të periudhës jugosllave, përfshirë rikthimin e emrit “Marshall Tito” në vend të sheshit “Liria”.

Gjatë protestës, turma brohoriti vazhdimisht “Kush e shiti Tetovën?”, ndërsa në kor u dëgjua përgjigjja “Bilalli!”. Protestuesit e cilësuan ndryshimin e emërtimeve si një goditje ndaj identitetit shqiptar të qytetit dhe kërkuan përgjegjësi nga autoritetet komunale.

Protesta u zhvillua në atmosferë të tensionuar, me pankarta dhe thirrje kundërshtuese, ndërsa pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë e tyre për vendimet që, sipas tyre, cenojnë historinë dhe identitetin e Tetovës.

Back To Top