Trendi i orëve luksoze vazhdon? Edhe Sedat Sulejmani në qendër të vëmendjes

Një fotografi e zëvendësministrit Sedat Sulejmani ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdorues të ndryshëm pretendojnë se ai mban një orë luksoze të markës Audemars Piguet, vlera e së cilës, sipas pretendimeve të publikuara, mund të kalojë 50 mijë euro.

Në reagimet e publikuara shtrohet pyetja se si mund të përballohet një aksesor i tillë nga një zyrtar publik, duke pasur parasysh se paga mujore e një zëvendësministri llogaritet rreth 1.500–1.700 euro. Kritikat vijnë në një kohë kur shumë qytetarë vazhdojnë të përballen me vështirësi ekonomike.

Pretendimet për modelin dhe vlerën e orës nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërsa deri në momentin e publikimit nuk ka pasur reagim nga Sedat Sulejmani lidhur me këto pretendime.

Back To Top