Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do t’i rikthehet angazhimit të drejtpërdrejtë politik.
Këtë qëndrim ajo e kishte shprehur një ditë pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në skenën aktive politike, nëse nuk vazhdon detyrën si presidente.
Deklarata e saj ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik, duke u interpretuar si sinjal për një rol të mundshëm të saj në zhvillimet e ardhshme politike në vend.
Mandati i presidentes Osmani mbetet një nga temat që pritet të jetë në fokus të debatit politik në periudhën në vijim.
