Zv.ministër, pse nuk respektohet parimi kushtetues?! 5 punësime në SPB Tetovë, asnjë shqiptar!

I drejtohemi publikisht zëvendësministrit Astrit Iseni që të japë një përgjigje të qartë: çfarë marrëveshjeje fshihet pas këtyre punësimeve njëetnike në SPB Tetovë, ku sipas informacioneve të publikuara janë punësuar 5 maqedonas, ndërsa sipas burimeve numri total pritet të arrijë në 12 – dhe asnjë shqiptar.

Ku është parimi kushtetues i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në SPB Tetovë, në një qytet si Tetovë me shumicë shqiptare?

Nëse nuk mund të siguroni përfaqësim të drejtë, atëherë dorëhiquni!

— Liridona Vejseli

Back To Top