Ministria e Punëve të Brendshme ka zhvilluar një aksion të gjerë policor në kuadër të një hetimi për falsifikimin e lejeve të vozitjes.
Sipas informacioneve fillestare, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në më shumë se 20 lokacione, me qëllim sigurimin e provave dhe zbardhjen e plotë të mënyrës së funksionimit të veprimtarisë së dyshuar kriminale.
Aksioni është zhvilluar në disa lokacione, ndërsa gjatë kontrolleve pritet të jenë siguruar materiale dhe dokumentacion që mund të shërbejnë si prova në procedurën hetimore.
Hetimi synon të përcaktojë personat e përfshirë, mënyrën e falsifikimit të dokumenteve dhe eventualisht nëse pas kësaj veprimtarie qëndron një grup i organizuar.
Nga MPB priten informacione të mëtejshme për rezultatet e aksionit, personat e ndaluar dhe masat e ndërmarra nga organet kompetente.
