🔴 BDI përshëndet gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e ka përshëndetur gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së për të mbështetur zgjedhjet e parakohshme parlamentare nëse për këtë paraqitet kërkesë në Kuvend.

Nga BDI theksojnë se zgjedhjet janë rruga më e drejtë për të përcaktuar vullnetin politik të qytetarëve dhe legjitimitetin e institucioneve.

Sipas partisë, vendi ka nevojë për një qeveri stabile, funksionale dhe me legjitimitet të qartë, ndërsa qytetarët duhet të kenë mundësinë të shprehen përmes votës.

Në këtë kontekst, BDI deklaron se është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke e paraqitur këtë si mundësi për një fillim të ri politik dhe për një përfaqësim më të drejtë të vullnetit të qytetarëve.

Ndërkohë, gatishmëria e BDI-së vë në presion edhe skenën politike shqiptare, veçanërisht VLEN-in, i cili përballet me sfidën për të dëshmuar mbështetjen e tij përballë elektoratit në një proces të ri zgjedhor.

Back To Top