🔴 Bujar Osmani: “Tito u kthye në Tetovë nën qeverisjen e Bilall Kasamit dhe VLEN-it”

Shkruan Bujar Osmani:

Bujar Osmani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit lidhur me emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, me çka rikthehet emri “Marshal Tito” në vend të sheshit “Iliria”.

Osmani e cilësoi këtë si një “ditë të zezë për shqiptarët”, duke thënë se bëhet fjalë për një tjetër goditje ndaj identitetit shqiptar dhe një hap prapa për vendin.

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, duke deklaruar se “Tito u kthye në Tetovë gjatë qeverisjes së tij dhe të VLEN-it”, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk do ta harrojnë këtë zhvillim.

“Në fund, Bilall Kasami duhet të jetë i lumtur. Dikur shkruante poezi për Titon”, ka shkruar Osmani në reagimin e tij.

Back To Top