Krerët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, pritet të qëndrojnë nesër në Tiranë, ku do të marrin pjesë në një aktivitet të paralajmëruar nga koalicioni.
Vizita zhvillohet në një moment kur
marrëdhëniet politike janë tensionuar pas incidentit në kufirin me Shqipërinë, ku disa deputetë të VLEN-it u ndaluan për procedura kufitare. Pas këtij rasti, përfaqësues të VLEN-it dolën me akuza dhe kritika ndaj institucioneve shqiptare, duke pretenduar se ishin trajtuar në mënyrë të padrejtë.
Vizita e nesërme në Tiranë pritet të tërheqë vëmendje pikërisht për shkak të këtyre zhvillimeve të fundit. Mbetet të shihet nëse krerët e VLEN-it do të mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj institucioneve shqiptare apo do të fokusohen në mesazhe të tjera gjatë aktivitetit të tyre.
