Bilall Kasami u premtoi familjeve të Tetovës mbështetje financiare prej 100 eurosh për çdo fëmijë që nis klasën e parë. Megjithatë, ky premtim nuk është realizuar, ndërsa prindërit vazhdojnë të përballen me mungesë informacioni dhe arsyetime.
Kryetari i Komunës së Tetovës ka deklaruar se mjetet financiare të komunës po përdoren për shlyerjen e borxheve ndaj përmbaruesve. Megjithatë, kjo nuk e ndryshon faktin se premtimi për mbështetje financiare për familjet nuk është përmbushur.
❗️Prindërit nuk kanë nevojë për arsyetime, por për përgjegjësi, transparencë dhe veprime konkrete.
Nga 100 eurot e premtuara te arsyetimet e vazhdueshme – një tjetër zotim i pambajtur nga Bilall Kasami.
