Një tjetër rast që ngre pikëpyetje për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Sipas të dhënave të bëra publike, vetëm gjatë një muaji, në Drejtorinë e Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta janë realizuar 30 punësime, ndërsa asnjë prej të punësuarve nuk është shqiptar.
Shifrat kanë shkaktuar reagime dhe shqetësim për mënyrën se si po zbatohet parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në institucionet publike.
30 maqedonë dhe 0 shqiptarë brenda vetëm një muaji – një bilanc që kërkon përgjigje nga drejtuesit e institucionit dhe nga Qeveria.
Pyetja që mbetet është: Ku është përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në administratën shtetërore?
