🔴 Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Serbi, Lista e Studentëve kryeson me 52.19% të votave

BEOGRAD – Lista e Studentëve po kryeson në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK).

Sipas të dhënave të RIK, pas përpunimit të 7.926 vendvotimeve, Lista e Studentëve ka siguruar 2.116.719 vota, ose 52.19% të votave të numëruara.

Në vendin e dytë renditet lista “Aleksandar Vučić – Ujedinjena Srbija”, e cila ka marrë 1.602.913 vota, ose 39.52%.

Ndërkohë, lista “Ivica Dačić – Faktor stabilnosti” ka siguruar 2.21% të votave, ndërsa listat e tjera kanë marrë më pak se 1%. (tanjug.rs)

Sipas të njëjtave të dhëna, në zgjedhje kanë marrë pjesë 4.058.064 votues, që përbën një dalje prej 68.73%.

Numërimi vijon dhe rezultatet do të përditësohen nga RIK me përpunimin e vendvotimeve të mbetura. Të dhënat e mëvonshme të publikuara gjatë ditës e kanë çuar rezultatin e Listës së Studentëve në 52.65%, pas përpunimit të 8.135 vendvotimeve. (ЈМУ Радио-телевизија Војводине)

Back To Top