🔴 Selimi: VLEN nuk mund të sillet si opozitë – ose e ndal veprimin, ose largohet nga pushteti!

Sefer Selimi ka ashpërsuar kritikat ndaj VLEN-it, duke vënë në pikëpyetje reagimet e koalicionit qeverisës ndaj veprimeve për të cilat kërkohet përgjegjësi.

“VLEN kërkon përgjegjësi. Nga kush? Ata janë vetë Qeveria. Ose nuk janë?!”, deklaron Selimi.

Sipas tij, VLEN nuk mund të kufizohet vetëm në reagime publike dhe deklarata në Facebook, pasi është pjesë e pushtetit dhe ka përgjegjësi direkte politike për veprimet e Qeverisë.

Selimi kërkon që, nëse VLEN e dënon realisht veprimin, të ketë edhe pasoja konkrete: falje publike, distancim të qartë dhe, nëse përgjegjësi nuk merret, edhe kërkesë për përjashtimin e tij nga koalicioni.

Në të kundërt, sipas Selimit, çdo “dënim i fuqishëm” mbetet vetëm një reagim për konsum publik.

“VLEN është pjesë e pushtetit dhe nuk mjafton reagimi si opozitë apo OJQ. Ose e ndal veprimin, ose largohesh prej tij. Përndryshe, politikisht bëhesh bashkautor”, thekson Selimi.

Back To Top