HARAÇINĂ‹ – EmĂ«rimi i ushtruesit tĂ« detyrĂ«s sĂ« drejtorit nĂ« SHFK “Abdyl FrashĂ«ri” nĂ« HaraçinĂ« ka nxitur pretendime pĂ«r konflikt interesi dhe menaxhim tĂ« financave, duke shtuar kĂ«rkesat pĂ«r hetim nga institucionet kompetente.
Sipas informacioneve të siguruara, ushtrues detyre drejtor është emëruar Rrahim Ismaili, ndërsa bashkëshortja e tij, Arta Xhoni Ismaili, ushtron detyrën e kontabilistes në të njëjtën shkollë.
Sipas pretendimeve, dokumentacioni financiar dhe urdhërpagesat përgatiten nga kontabilistja, ndërsa miratohen me nënshkrimin e drejtorit, duke ngritur dyshime për konflikt interesi dhe nevojën për një verifikim të plotë institucional.
Po ashtu, janë ngritur pretendime nga prindërit se drejtori nuk i plotëson kushtet ligjore as për mësimdhënës e jo më për ushtrimin e funksionit të Drejtorit. Ndërkohë, të dhënat e publikuara në platformën Open Finance, sipas pretendimeve, tregojnë rritje të pagesave ndaj kontabilistes pas emërimit të drejtorit. Këto pretendime nuk janë konfirmuar nga institucionet përgjegjëse.
Për shkak të këtyre dyshimeve, pritet që Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Ministria e Arsimit dhe organet e tjera kompetente të shqyrtojnë rastin dhe të sqarojnë nëse janë respektuar dispozitat ligjore për konfliktin e interesit dhe administrimin e mjeteve publike.
