Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, tentoi të fitojë pikë politike duke sulmuar Bujar Osmanin përmes një statusi në rrjetet sociale, ku e akuzoi ish-ministrin e Jashtëm për mungesë patriotizmi dhe qëndrime të gabuara ndaj Kosovës.
Por, në vend që të merrte mbështetje, Durmishi u përball me reagime të ashpra nga qytetarët, sidomos nga Tetova. Nën statusin e tij nuk munguan komentet kritike, ndërsa njëri prej tyre, “Po ti ç’aull je be!”, u bë ndër më të shpërndarët, duke pasqyruar revoltën e qytetarëve ndaj gjuhës dhe qasjes së ministrit të VLEN-it.
Shumë komentues i kujtuan Durmishit se Bujar Osmani, si ministër i Jashtëm, ka qenë një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ndërsa ministri aktual, sipas tyre, po përpiqet të ndërtojë imazh politik me statuse dhe sulme ndaj kundërshtarëve.
Qytetarët vlerësuan se në vend që të merret me sulme ndaj figurave politike, Durmishi duhet të japë llogari për rezultatet e punës së tij, pasi propaganda dhe retorika e ashpër nuk mund të zëvendësojnë mungesën e rezultateve konkrete.
Reagimet e shumta treguan se tentativa e ministrit për të goditur Bujar Osmanin iu kthye si bumerang, ndërsa kritikat ndaj tij u shtuan edhe më shumë.
