Taravari: Faktori kryesor në VLEN nuk është Bilall Kasami, por Izet Mexhiti dhe Adnan Azizi

Kryetari i Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se koalicioni VLEN në praktikë udhëhiqet nga Izet Mexhiti dhe Adnan Azizi, ndërsa ka vlerësuar se përplasja e ardhshme politike brenda koalicionit mund të ndodhë mes grupacionit të Lëvizjes Demokratike dhe atij të Besës.

Në emisionin “Debat në Shenja”, Taravari u pyet për rolin e kryetarit të Lëvizja Besa, Bilall Kasami, në VLEN.

“Mendoj se Bilalli është kryetar komune, por komplet procesin e udhëheqin Adnani dhe Izeti. Kjo është përshtypja ime, mund të jem edhe gabim. Ballafaqimi i radhës do të jetë mes grupacionit të Besës dhe LD-së”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se Alternativa tashmë është shkrirë brenda koalicionit, ndërsa komentoi edhe rolin e deputetit Bekim Qoku.

“Qoku është Qok, legjendë në vete. Ai është përfaqësues i Vetëvendosjes, nuk e llogaris si faktor të rëndësishëm. E kanë më shumë si maskotë dhe i duhet VLEN-it një personalitet si Qoku. Si shef i grupit parlamentar mendoj se është ideal dhe duhet ta eksponojnë sa më shumë. Ka kapacitet dhe është përfaqësues i Albin Kurtit. Pra, Albin Kurti në Maqedoni është Bekim Qoku”, u shpreh Taravari.

Back To Top