Një tërmet me magnitudë lokale ML 4.0 është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 07:52, me epiqendër në territorin e Republikës së Shqipërisë, rreth 144 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, lëkundjet janë ndjerë në Strugë dhe rrethinë, me intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të ndjekin njoftimet zyrtare në rast të zhvillimeve të reja.
