Banorët e Vizbegut ngrenë alarmin për një problem serioz që, sipas tyre, vazhdon prej një kohe pa u zgjidhur. Në rrugën për në Kosovë, pranë pompës së derivateve Aktiva, kanalizimi fekal po derdhet në rrugë, duke krijuar ndotje të madhe, erë të padurueshme dhe shqetësim për shëndetin e qytetarëve.
Sipas denoncimeve të banorëve, situata vazhdon prej javësh, ndërsa ata shprehen të revoltuar se ende nuk është ndërmarrë një zgjidhje efektive. Ata kërkojnë reagim urgjent nga institucionet kompetente, duke paralajmëruar se neglizhimi i këtij problemi mund të përbëjë rrezik serioz për higjienën dhe shëndetin publik.
Qytetarët u bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të dalin në terren, të konstatojnë gjendjen dhe të ndërhyjnë sa më shpejt për sanimin e kanalizimit, në mënyrë që të shmanget përkeqësimi i situatës.
