Një tjetër rast që po ngre pikëpyetje për përdorimin e gjuhës shqipe në Strugë vjen nga një aktivitet sportiv. Në kuadër të Ligës së Parë të Shahut – Strugë 2026, në materialet zyrtare të aktivitetit shihet mbishkrimi në gjuhën maqedonase: „ФЛАМУРТАРИ РАДОЛИШТА“, ndërsa versioni në gjuhën shqipe mungon.
Rasti ka ngjallur reagime dhe pyetje nga qytetarët: Pse në një aktivitet të zhvilluar në Strugë, ku shqipja është gjuhë zyrtare, nuk figuron edhe ajo në materialet e organizimit?
Çështja bëhet edhe më e ndjeshme pikërisht për faktin se bëhet fjalë për një aktivitet publik dhe sportiv, ku respektimi i karakterit shumëgjuhësor të mjedisit ku zhvillohet aktiviteti duhet të jetë pjesë e organizimit.
“ФЛАМУРТАРИ РАДОЛИШТА” po, por shqipja ku është?
Nga organizatorët pritet një sqarim nëse mungesa e gjuhës shqipe është thjesht një lëshim teknik apo një vendim i qëllimshëm.
Për shumë qytetarë shqiptarë në Strugë, kjo nuk është vetëm çështje e një mbishkrimi, por edhe çështje respekti dhe barazie gjuhësore.
