Dy shqiptarë, një finale! Vejseli dhe Ajdari luftojnë për medaljen e artë për RMV-në

Fati Vejseli dhe Rexhep Ajdari kanë siguruar një vend në finalen e Lojërave Mesdhetare që po zhvillohen në Taranto, duke u bërë pjesë e garës për medaljen e artë nën flamurin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dy sportistët shqiptarë, me paraqitjet e tyre, kanë ngritur lart emrin e sportit shqiptar dhe kanë bërë krenarë familjet, komunitetin dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Finalja e nesërme pritet me shumë interes, ndërsa mbështetja për Vejselin dhe Ajdarin është e madhe. Përveç rezultatit sportiv, pjesëmarrja e tyre në finale përbën një moment të veçantë për komunitetin shqiptar.

Në këtë rrugëtim vlerësohet edhe puna e trajnerit Abaz Emini, i cili ka qenë pjesë e këtij suksesi.

🇦🇱🇲🇰 Dy shqiptarë, një finale dhe një objektiv: medalja e artë për RMV-në!

Të gjithë sytë nesër janë te Fati Vejseli dhe Rexhep Ajdari. Suksese në finale! 🏆

Back To Top