Pas vendimit për rihapjen e lëndës për Mazutin, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se informacionet që posedon lidhur me këtë rast mund të tronditin opinionin publik. Pa zbuluar detaje nëse një gjë e tillë mund të ndodh së shpejti, Toshkovski thekson se gjithçka duhet të zbardhet përmes hetimit, raporton Alsat.
Siç transmeton portali Lideri.mk, bëhet fjalë për aferë 167 milionë euro, ku janë të implikuar familjarë politikanësh.
Në pajtueshmëri me atë që është ndarë me mua si informacion nga ana e atyre që kanë punuar intensivisht me atë lëndë… 15:44 Informacionet që janë ndarë me mua e që lidhen me lëndën, jam i sigurt që do ta tronditin opinionin kur do të shpërndahen. Ja kaq do të them dhe do të lë që hetimi ta tregojë të veten”- deklaroi Toshkovski.
Por Toshkovski nuk u përgjigj nëse të dyshuarit aktual në këtë lëndë ndodhen ose jo brenda shtetit.
