Në prag të Marshit të Paqes në Prishtinë, hoxhë Fatmir Latifaj ka përcjellë një mesazh në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e lidhur pjesëmarrjen në aktivitet me kujtesën dhe vlerat e lirisë.
Latifaj ka publikuar një moment nga Prishtina, para nisjes së Marshit, me një kafe dhe shprehjen “Bismilah”, ndërsa në mesazhin e tij ka theksuar: “Liria ka emër, UÇK!”
Mesazhi vjen në një kohë kur në Prishtinë po zhvillohet Marshi i Paqes, ku pjesëmarrësit shprehin mbështetje dhe solidaritet me ish-pjesëtarët e UÇK-së, si dhe përcjellin mesazhe për drejtësi dhe ruajtjen e kujtesës për luftën e Kosovës.
Me këtë postim, Latifaj iu është bashkuar atmosferës së këtij organizimi, duke e vendosur theksin te kontributi i UÇK-së në rrugën drejt lirisë së Kosovës.
