Më 11.09.2026 në orën 22:55 në Departamentin për Punë të Brendshme – Gostivar, është denoncuar se në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë, rreth 500 metra nga një objekt hotelier, ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet automjetit motorik të udhëtarëve “Golf” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.I. (34) nga fshati Çegran, në të cilin pasagjer ishte H.K. (28) nga Gostivari, dhe automjetit motorik të udhëtarëve “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.N. (21) nga Tetova me pasagjer F.J. (21) nga Tetova.
Në aksident, nga ana e mjekut të Ndihmës Mjekësore Urgjente në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e drejtuesit të mjetit D.N., ndërsa tre personat e tjerë janë transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar ku u janë konstatuar lëndime trupore.
Këqyrjen në vendngjarje e kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar.
