A do të luajë VLEN përsëri “Haxhi Pishmanin” në Bërvenicë, kundër kandidatit shqiptar?!

Zhvillimet politike në Bërvenicë rikthejnë në vëmendje zotimin e dhënë mes kandidatëve shqiptarë dhe qëndrimin që do të mbajnë partitë politike në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Para zgjedhjeve, ishte dhënë besa se, pavarësisht se cili prej kandidatëve shqiptarë do të fitonte në raundin e parë, kandidati tjetër shqiptar do ta mbështeste atë në raundin e dytë. Ky zotim shihej si një hap drejt mbështetjes së ndërsjellë mes kandidatëve shqiptarë.

Ndërkohë, Muhamed Murtezi, përmes një reagimi publik, ka ngritur pikëpyetje lidhur me zhvillimet brenda VLEN-it në Bërvenicë. Ai thekson se, nëse dikush nga radhët e këtij koalicioni ka punuar kundër kandidatit të tyre në raundin e parë, kjo çështje duhet të analizohet me kujdes dhe përgjegjësi.

Por, a mund të përdoren deklaratat e disa eksponentëve të BDI-së dhe AKI-së si arsyetim për të mos e përkrahur kandidatin shqiptar në raundin e dytë? A bëhet fjalë për një shqetësim të vërtetë politik apo për një justifikim për të mos e mbajtur besën e dhënë?

Në fund, mbetet të shihet nëse VLEN-i do ta respektojë zotimin për mbështetje të ndërsjellë mes kandidatëve shqiptarë, apo në Bërvenicë do të përsëritet skenari i “Haxhi Pishmanit”, ku premtimet politike vihen në pikëpyetje pikërisht në momentin vendimtar.

Back To Top