Blihet rruga për qasje në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, kontribut prej 26.450 eurosh

Myftinia e Kumanovës ka njoftuar se më 19 tetor është nënshkruar marrëveshja për blerjen e rrugës që mundëson qasjen në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc.

Rruga ka një sipërfaqe prej 529 metrash katrorë dhe gjerësi prej shtatë metrash, ndërsa vlera e blerjes është 26.450 euro. Sipas Myftinisë, pagesa është realizuar nga Husejn Bajrami, djali i hoxhë Nexhmedin Bajramit të ndjerë.

“Pagesa për blerjen e kësaj rruge u realizua nga z. Husejn Bajrami, duke dhënë një kontribut të çmuar në shërbim të xhamisë dhe besimtarëve”, thuhet në njoftimin e Myftinisë së Kumanovës.

Myftinia shprehu mirënjohje edhe për familjen Selmani nga fshati Llojan, me të cilën u nënshkrua marrëveshja, duke lutur Allahun që këtë kontribut ta pranojë si sadaka dhe vepër të mirë.

Back To Top