Yll Rustemi i Vlen-it bombardohet me komente: “Ore, e ke humbur rrugën! Në Maqedoni shkelen të drejtat e shqiptarëve!”

Ish-kandidati i VLEN-it për Komunën e Sarajit, Yll Rustemi, është përballur me komente të shumta në rrjetet sociale pas pjesëmarrjes së tij në protestën e mbajtur në Shqipëri.

Në mesin e komenteve, disa qytetarë kanë ngritur pikëpyetje për arsyen e pjesëmarrjes së tij në protestë, duke ia kujtuar problemet me të cilat, sipas tyre, përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Ore, e ke humbur rrugën, maqedoni! Ti shkel të drejtat në Maqedoni dhe erdhe t’i rregullosh në Shqipëri”, thuhet në njërin prej komenteve që ka marrë vëmendje.

Ndërkohë, komentues të tjerë kanë shprehur kritika dhe kanë ngritur dilema se përse vëmendja e tij është përqendruar te protestat në Shqipëri, në vend që të trajtojë çështjet që prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Pjesëmarrja e Rustemit në protestë ka nxitur kështu debat në rrjetet sociale, ku komentet dhe reagimet e qytetarëve nuk kanë munguar.

Back To Top