Mexhiti nuk mendon për zgjedhje, i fokusuar te qeverisja me Mickoskin

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, për momentin nuk e ka në fokus temën e zgjedhjeve të parakohshme, por vazhdimin e bashkëpunimit me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe funksionimin e shumicës qeverisëse.

Në një periudhë kur në skenën politike po diskutohen mundësitë për zgjedhje të reja, vëmendja e Mexhitit duket se është e orientuar drejt vazhdimit të bashkëqeverisjes dhe realizimit të objektivave të koalicionit VLEN–VMRO-DPMNE.

Bashkëpunimi me Mickoskin mbetet një element i rëndësishëm i pozicionimit politik të VLEN-it, ndërsa Mexhiti, si një nga figurat kryesore të këtij koalicioni, vazhdon të jetë pjesë e zhvillimeve politike në nivel qendror, krahas përgjegjësive të tij në drejtimin e Komunës së Çairit.

Për momentin, mesazhi politik që përcillet nga kjo qasje është se prioritet mbetet qeverisja dhe jo hapja e një procesi të ri zgjedhor.

Back To Top