Si para 100 vjetësh: Në Bukoviq të Sarajit, qytetarët mbushin ujë në çezma publike!

Një pamje që vështirë të besohet në vitin 2026 vjen nga fshati Bukoviq i Komunës së Sarajit, ku qytetarët vazhdojnë të mbushin ujë në çezmat publike, në kushte që të kujtojnë një shekull më parë.

Në vend që uji i pijshëm të jetë i qasshëm në çdo shtëpi, banorët detyrohen të shkojnë te çezmat publike për t’u furnizuar me një nga nevojat më elementare të jetës.

Problemi i furnizimit me ujë në Bukoviq nuk është i ri. Për vite me radhë, banorët janë përballur me mungesë dhe ndërprerje të ujit, ndërsa zgjidhja e kësaj çështjeje është premtuar disa herë.

Madje, që në vitin 2022, Qyteti i Shkupit kishte njoftuar për projektin e përmirësimit të furnizimit me ujë në Bukoviq dhe disa fshatra të tjerë të Sarajit.

Por pamjet e fundit ngrenë sërish pyetjen: Kur do të përfundojë ky problem dhe kur do të kenë banorët e Bukoviqit ujë në shtëpitë e tyre, siç e meriton çdo qytetar në vitin 2026?

Uji nuk është luks, por nevojë elementare!

Back To Top