Bujar Osmani në takim lamtumirës me ambasadorin e OSBE-së, rikthen në vëmendje Marrëveshjen e Ohrit
Bujar Osmani ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin Kilian Wahl, në përfundim të mandatit të tij si shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.
Përmes një njoftimi, Osmani ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe bashkëpunimin e ambasadorit gjatë këtyre viteve, duke veçuar veçanërisht periudhën kur Maqedonia e Veriut kryesoi OSBE-në në vitin 2023.
Ai ka theksuar se OSBE-ja vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në vend, sidomos në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, sundimin e ligjit dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Osmani ka falënderuar gjithashtu ambasadoren gjermane Petra Drexler për organizimin e këtij takimi.
