🔴 Mobilizim në Fushë Topanë 1, BDI Çair përgatitet për zgjedhjet e ardhshme!

Bashkimi dhe mobilizimi i strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair po vazhdon përmes takimeve me nëndegët partiake.

Në këtë kuadër, përfaqësuesit e BDI-së – Dega Çair kanë zhvilluar takim me strukturën e Nëndegës Fushë Topanë 1, në frymën e organizimit dhe mobilizimit politik pas rezultatit në Bërvenicë.

Gjatë takimit është theksuar rëndësia e unitetit, koordinimit dhe angazhimit të strukturave në terren, me synimin për t’u përgatitur për sfidat dhe zgjedhjet e ardhshme.

Mesazhi i përcjellë nga strukturat e BDI-së është i qartë: të bashkuar dhe të mobilizuar për të kundërshtuar, siç shprehen ata, nënçmimin dhe padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve.

Takimet me strukturat lokale pritet të jenë pjesë e organizimit të mëtejshëm politik të BDI-së në Çair.

Back To Top