FITORE KOMBËTARE ALI AHMETIT NË BËRVENICËN SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT!

Ismet Sylejmani

Fiton garën për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, Kryetari i Degës së BDI-së dhe kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji!

Një fitore historike e udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit, Ali Ahmeti!

Bërvenica shqiptare foli me votë, foli me dinjitet dhe manifestoi vote me vendosmëri historike!

Për shqiptarët që e mbështetën këtë fitore, ajo nuk është vetëm një triumf elektoral, por edhe një dëshmi e fuqisë së bashkimit heroik, qëndresës atdhetare dhe ndërgjegjes e vetëdijës së lartë kombëtare!

Kjo fitore ka peshë dhe vulë historiike, sepse është vazhdimësi e sakrificave të brezave për liri e barazi, të gjuhës shqipe, të flamurit kombëtar dhe të përpjekjeve të pandërprera për dinjitet e përfaqësim të barabartë në trojet tona në Maqedoni të Veriut!

Fitorja historike në Bervenicë, është dëshmi se historia e një populli nuk shkruhet vetëm në fushëbeteja dhe në faqet e librave, por edhe në momentet kur qytetarët vendosin me votë kombëtare për të ardhmen e tyre!

Urime Arkinit!

Urime Bërvenicës!

Urime të gjithë atyre që e përjetojnë këtë fitore si triumf të dinjitetit kombëtar shqiptar!

Back To Top