ALI AHMETI U BËN THIRRJE SHQIPTARËVE TË LUGINËS: SOT VOTOHET PËR KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR!

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, u është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës me një mesazh në ditën e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, që po mbahen sot, më 8 nëntor.

Ahmeti thekson rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për përfaqësimin institucional të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke i cilësuar ato si një mundësi për të dëshmuar unitetin dhe për të mbrojtur gjuhën, arsimin, kulturën dhe identitetin kombëtar.

Në mesazhin e tij, ai rikujton se Lugina e Preshevës është pjesë e pandashme e trungut kombëtar shqiptar dhe se çdo votë përfaqëson një zë për dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen e shqiptarëve të kësaj treve.

Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Back To Top